Aktualitet

Iran, një sulm përtej Lindjes së Mesme? Rrezik për Evropën

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Lideri i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka kërkuar forcave të armatosura të jenë të gatshme për të përgjigjur çdo sulmi në mënyrë efektive dhe pa kufizime gjeografike. Kjo ka nxitur thashetheme në Iran për çfarë mund të nënkuptojë kjo dhe nëse Teherani ka kapacitetet për ta çuar deri në fund këtë kërcënim.

Foto nga burimi: Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa

Vazhdimi i përpjekjeve diplomatike nuk e ka penguar shkëmbimin e kërcënimeve prej javësh të tëra mes Iranit dhe SHBA-së. Lideri Suprem iranian Mojtaba Khamenei, u kërkoi së fundi forcave të armatosura të jenë të gatshme t’i përgjigjen çfarëdo sulmi “menjëherë, në mënyrë efektive dhe pa kufizime gjeografike”. Pikërisht kjo pjesë e deklaratës ka nxitur thashetheme në Iran se çfarë mund të nënkuptojë ajo dhe nëse Teherani ka kapacitetet për ta çuar deri në fund këtë kërcënim.

Kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan për herë të parë Iranin, më 28 shkurt, Teherani u kundërpërgjigj duke goditur shënjestra ushtarake dhe civile në shtetet arabe përgjatë Gjirit Persik. Regjimi i ajatollahëve këmbëngulte se po sulmonte interesat amerikane në rajon. Tani, në Teherani janë ngritur pretendime se nëse lufta rifillon, faza e ardhshme e saj mund të shtrihet edhe më tej.

Vetë ish-ministri i Jashtëm, Manuchehr Mottaki, e konfirmoi se konflikti i ardhshëm “nuk do të jetë luftë rajonale” dhe paralajmëroi se, nëse Irani sulmohet, lufta që do të pasojë “do të arrijë deri në Evropë”. Mediat iraniane e kanë paraqitur deklaratën si shenjë se Teherani mund të jetë duke ndryshuar politikën për rrezen e veprimit të raketave të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 128 baza dhe objekte ushtarake në 51 vende, nga Lindja e Mesme, Europë, Afrika e deri në Azinë Lindore, dhe sipas zyrtarëve iranianë, “bazat e agresorëve kudo në botë” tashmë janë pjesë e listës së objektivave të forcave të armatosura të Republikës Islamike. Megjithatë, e përditshmja reformiste, Etemad, paralajmëroi se kërkesa për raketa me rreze më të gjatë veprimi, zotërimi i kapaciteteve teknike për t’i prodhuar ato dhe marrja e një vendimi zyrtar për ndryshimin e politikës, janë tre gjëra të ndryshme.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.