Aktualitet
Formula 1 në Brazil/ E premtja është e Antonellit, kampioni i ri i botës shkëlqen në provat e lira
Andrea Kimi Antonelli është fituesi i provave të lira të Çmimit të Madh të Brazilit, duke përmbysur rezultatin e sesionit të parë të fituar nga Lando Norris.

Piloti italian i Mercedes e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 10 sekonda e 763 të mijtat duke e lënë Norris në vendin e dytë me 253 të mijtat më shumë. Klasifikimi vijon me George Russell në vendin e katërt dhe Oscar Piastri në të pestin. Dhjetëshja më e mirë e provave të lira plotësohet nga Gabriel Bortoleto në vendin e tetë, Isack Hadjar në të nëntin dhe Oliver Bearman në vendin e 10.