Sabiani dhe Keisi, një raport i mirë mes tyre, babë e bijë
Sabiani dhe Keisi, një dyshë që publiku i do, u ftuan në “Live me Luizin” dhe treguan se si është raporti mes tyre.

Këtë mbrëmje në “Live me Luizin” ishin të ftuar babë e bijë, Sabiani dhe Keisi, një dyshe që publiku i do fort. Por si është raporti mes tyre? Sabiani, mes humorit, ka treguar se Keisi është kokëfortë, ndërsa ajo thotë se të gjitha këshillat që ai i ka dhënë, i kanë dalë gjithnjë të sakta. “Është kokëfortë, unë e porosis, nga unë nuk i merr për bazë, por kur i del ashtu, më thotë ‘Babi, kishe të drejtë’”, thotë ai. “Tani jam më e ftohtë, e për çdo këshillë që më ka dhënë, ka dalë gjithçka ashtu siç ka thënë ai”, u shpreh Keisi. Sabiani ka folur edhe për dy martesat e tij, atë të parën me nënën e Keisit dhe të dytën me partneren aktuale. I pyetur se si është raporti mes dy familjeve, ai tha: Nuk është e vështirë, nëse i përkushtohesh, çdo gjë realizohet. Ndërkohë, Keisi tha se nuk ka ndjerë ndonjëherë xhelozi për partneren e re të babait dhe familjen e tij të dytë. “Nuk e kam përjetuar xhelozinë që babai ka një partnere tjetër dhe jo nënën”, tha Keisi.