Keisi Medini bën për “ujë të ftohtë” Sabianin në “Live me Luizin”
Keisi Medini dhe Sabiani janë të ftuar në “Live me Luizin” dhe kanë folur për raportin që kanë mes tyre, si babë e bijë. Keisi Medini ka bërë një surprizë të “sikletuese” për Sabianin duke i dhënë një kuti me dy këpucë të vogla dhe duke i thënë se është shtatzënë.

Të ftuar sot në “Live me Luizin”, Keisi Medini dhe Sabiani kanë folur për raportin që kanë mes tyre, si babë e bijë. Por kjo e fundit nuk e ka lënë pa një surprizë “sikletuese” të atin, pasi kishte përgatitur një kuti me dy këpucë të vogla, duke i dhënë “lajmin” se është shtatzënë. Por këngëtari duket se e njeh mjaft mirë të bijën dhe nuk e besoi këtë shaka, edhe pse u vu në siklet dhe iu desh të pinte pak ujë. “Janë për maçokun e Keisit, i ka për Vitin e Ri”, tha Sabiani duke qeshur. “Pse nuk e beson ti?”, iu përgjigj vajza e tij. “Mos u lodh kot, mos e thuaj fare”, tha ai duke qeshur, ndërsa shtoi se edhe nëse do të ishte shtatzënë, nuk do të kishte asnjë problem. “O gjigand, ma ndien shpirti mua”, shtoi me humor këngëtari.