Aktualitet
Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
Dyshime për helmim janë regjistruar në Vlorë, ku 7 raste kanë kërkuar shërbim në pediatri.

Fëmijët e një kopshti në Vlorë kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme, duke çuar në dyshime për helmim. 5 nga 7 rastet e paraqitura në pediatri janë shtruar dhe vazhdojnë të jenë në spital. Spitali ka lajmëruar Institutin e Shëndetit Publik, të cilët kanë marrë mostrat dhe presin përgjigjen e analizave se nga ka ardhur helmimi. Prindërit e fëmijëve kanë dhënë shërbim në banesë, por simptomat vazhdojnë të jenë të vazhdueshme.