Aktualitet
Veliaj do të nënshtrohet ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale për këmbën e thyer
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale për këmbën e tij të thyer.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale për këmbën e tij të thyer. Mësohet se pas një ekzaminimi të kryer sot në spitalin memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar kryerjen e operacionit. Dyshimet serioze për përkeqësimit e gjendjes së këmbës së tij bien mbi vonesat e pajustifikuara dhe moslejimin e Veliajt për t’u ekzaminuar në kohën e duhur dhe në spitalin e kërkuar prej tij.