Protesta para Ministrisë së Arsimit: Persona të maskuar hedhin gurë dhe autoboti i ujit ndërhyhet për të shpërndarë protestuesit
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, pasi persona të maskuar kanë hedhur gurë drejt forcave të policisë, duke bërë që autoboti i ujit të ndërhyjë për të shpërndarë protestuesit.

PROTESTA PARA MINISTRISË SË ARSIMIT: PERSONA TË MASKUAR HEDHIN GURË
Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar më tej. Persona të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, duke bërë që të ndërhyjë edhe autoboti i ujit për të shpërndarë protestuesit. Tensionet vijnë pas incidenteve të mëparshme, ku protestuesit u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtynë ata në drejtim të efektivëve. Gjithashtu, drejt policisë u hodhën sende të ndryshme, ndërsa uniformat blu iu kundërpërgjigjën me spraj dhe gaz lotsjellës. Me përshkallëzimin e situatës dhe hedhjen e gurëve, policia ka vënë në përdorim edhe autobotin e ujit.