Aktualitet
Përleshja mes policisë dhe protestuesve në marshimin e sotëm
Protestuesit bllokojnë rrugën me gurë dhe kosha mbeturinash, policia ndjek me ujë me piper

Përleshja mes policisë dhe protestuesve vijon edhe përgjatë marshimit. Protestuesit përpiqen të bllokojnë rrugën në mënyra të ndryshme, duke vënë gurët dekorativë në mes të rrugës dhe duke spostuar koshat e mbeturinave. Policja nga ana tjetër vijon ndjekjen dhe herë pas herë lëshon ujë me piper përmes autobotit.