Aktualitet
Protestuesit vendosen para Kryeministrisë, nis shkulja e gurëve të trotuareve
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë për të përleshur me policinë, duke filluar shkulja e gurëve të trotuareve.

Protestuesit janë spostuar te Kryeministria, ku po përgatisin “lëndën e parë” për t’u përleshur me policinë. Disa të rinj shihen duke shkulur gurët e mbetur në trotuar dhe i hedhin në rrugë për t’i pasur në përplasjet me policinë. Kjo e fundit është vendosur në anë të Kryeministrisë dhe për momentin ka zgjedhur të mos reagojë, të paktë për momentin.