Bota
Antonelli shfaqet me flokët me ngjyrat e flamurit italian në Mercedes
Kampioni më i ri i botës, Andrea Kimi Antonelli, paraqitet në selinë e Mercedes me ngjyrat e flamurit italian në kokë.

Kampioni më i ri i botës, Andrea Kimi Antonelli, mbajti fjalën e tij dhe u paraqit në selinë e Mercedes me ngjyrat e flamurit italian në kokë. Piloti 20-vjeçar ndryshoi look-un e tij dhe u shfaq në ambientet e skuderisë gjermane me flokët të lyer me ngjyrat e flamurit italian. Reagimi i kolegëve të tij shkaktoi humor, ndërsa shefi i Mercedes, Toto Ëolff, mbeti pa fjalë. Videoja e momentit të këndshëm u postua në llogarinë zyrtare të Mercedes në Instagram.