Të dërguarit e Trump udhëtojnë drejt Moskës për t'u takuar me Putin
Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, do të udhëtojnë drejt Moskës për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Ky takim vjen pas përfundimit të bisedimeve në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, pa një marrëveshje konkrete për përfundimin e luftës.

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, deklaroi se ai dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë drejt Moskës për t'u takuar me presidentin Putin, për të shqyrtuar çështjet që trajtuara në Abu Dhabi dhe për të bërë përpjekje për më shumë përparim në disa nga çështjet që trajtuara.
Ky takim vjen pas dy ditësh bisedimesh mes negociatorëve rusë, ukrainas dhe amerikanë, takimi i parë i këtij formati që prej muajit shkurt. Administrata Trump ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila po i afrohet vitit të pestë.
Megjithatë, lëshimet që Trump ka paralajmëruar së fundmi ndaj Moskës kanë shkaktuar shqetësim në kryeqytetet europiane, ku ekziston frika se Uashingtoni mund të përpiqet të imponojë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të favorshme për Rusinë.
Kushner tha se gjatë kontakteve të ardhshme do të synohet finalizimi i marrëveshjeve për ndihmën humanitare dhe shkëmbimin e të burgosurve, si dhe përfshirja e vendeve europiane në negociata, një format shumëpalësh të cilit Moska deri më tani i ka rezistuar.
Pas Moskës, Kushner dhe Witkoff pritet të udhëtojnë edhe drejt Dublinit, ku do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar propozimet e trajtuara në Abu Dhabi.
Bisedimet e së mërkurës përfunduan pa një marrëveshje konkrete për përfundimin e luftës, por negociatorët ukrainas dhe rusë deklaruan se ishte shënuar përparim në disa çështje, përfshirë ato të sigurisë.