BE kërkon më shumë kontribut financiar nga Britania për frenimin e emigrantëve
Qeveria evropiane kërkon më shumë kontribut financiar nga Britania për të frenuar kalimin e emigrantëve në brigjet angleze. Kjo kërkesë është bërë në prag të një marrëveshjeje të mundshme mes BE dhe Britanisë gjatë samitit të javës së ardhshme në Bruksel.

Në prag të një marrëveshjeje të mundshme mes BE dhe Britanisë gjatë samitit të javës së ardhshme në Bruksel, qeveria evropiane kërkon më shumë kontribut financiar nga Britania për të frenuar kalimin e emigrantëve në brigjet angleze. Kjo kërkesë është bërë në një dokument që është dalur në publik dhe është një pjesë e qëndrimit negociues të BE-së me qeverinë britanike.
Kërkesa për kontribut financiar nga Britania mbetet pjesë e qëndrimit negociues të BE-së me qeverinë britanike, e cila do duhet të prononcohet zyrtarisht nëse do e bëjë një gjë të tillë. Një zëdhënës i qeverisë tha se ne nuk komentojmë për dokumenta të dala apo të bëjmë komente për negociata që janë ende duke u zhvilluar.
Samiti i 20 Nëntorit do jetë momenti kur do mësohet përfundimisht nëse Britania do shpenzoje akoma më shumë se 662 milionë stërlinave të premtuara Francës për kalimet ilegale. Reagimi i publikut britanik është tejet i forte kur efektiviteti i këtyre financimeve lë shumë për të dëshiruar dhe emigrantët vazhdojnë të vijnë me mijëra përmes La Manshit. Këtë vit deri më tani 23 mijë emigrantë kanë arritur të kalojnë La Manshin.