Aktualitet

Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Shkëputet një masiv shkëmbor në Rrugën e Kombit në Kukës, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve.

Foto nga burimi: Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor në afërsi të fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit. Rënia e gurëve në trupin e rrugës ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta. Fatmirësisht, në momentin e shkëputjes së masivit shkëmbor nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu pasoja të mundshme për përdoruesit e rrugës. Ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse, me anë të mjeteve të rënda, bëri të mundur largimin e masivit shkëmbor dhe normalizimin e qarkullimit brenda rreth një ore.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.