Moti i keq shpërblehet me pezullimin e lundrimit në Detin Adriatik
Moti i keq dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian të Barit.

Udhëtarët që do të nisen për në Itali, kanë pasur një ndryshim të orarit të udhëtimit. Sipas Autoritetit Portual të Durrësit, tragetet që do të niseshin në orën 22:00, do të largohen mëngjesin e 13 nëntorit, në orën 08:00. Udhëtarët janë njoftuar për ndryshimin e orarit, por ata thonë se kanë pak informacion mbi kohën e nisjes. “Kur erdha në Shqipëri, gjithçka shkoi mirë, pa probleme. Tani nuk e di, thonë se ka vonesë, por shpresoj të mbërrijë të paktën në kohë në Itali”, tha udhëtari italian. Ndërkohë, procedurat e imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve kanë vijuar normalisht. Udhëtarët do i kalojnë orët e pritjes në dy tragetet e linjës, të cilët do të nisen vetëm kur kushtet në det të lejojnë lundrim të sigurt. Edhe për anijet e peshkimit autoritetet detare e kanë pezulluar daljen në det deri në përmirësim të motit.