VIDEO/ Pamje nga brenda ndërtesës që u shemb në New York, momenti kur një fëmijë vëren murin që shembet dhe shpejton drejt të ëmës
Një video nga brenda një apartamenti në një ndërtesë që u shemb në Brooklyn, Nju Jork, tregon një moment të tmerrshëm kur një fëmijë vëren murin që shembet dhe shpejton drejt nënës së tij.

Qyteti i Nju Jorkut po mban zi për vdekjen e tetë personave, përfshirë dy fëmijë, në shembjen e tmerrshme të ndërtesës në Brooklyn. Ndërsa hetimet për shkaqet e tragjedisë janë duke vazhduar, po publikohen video nga momenti i shembjes. Një video e regjistruar nga brenda një apartamenti në ndërtesën që u shemb tregon një moment të tmerrshëm kur një djalë i vogël shihet duke vrapuar drejt nënës së tij ndërsa ata kuptojnë se diçka nuk shkon me ndërtesën. Disa sekonda më vonë, një mur shembet i pari dhe videoja ndërpritet papritur. Sipas mediave amerikane, shembja po hetohet nëse punimet e gërmimit në një kantier ndërtimi pranë ndërtesës në Brooklyn luajtën ndonjë rol. Gjithsej tetë persona vdiqën në shembjen e ndërtesës, përfshirë dy fëmijë, të moshës 9 dhe 10 vjeç. Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka urdhëruar inspektimin e rreth 100 pronave në të gjithë qytetin, të cilat janë të lidhura me “pesë entitete korporative” të përfshira ndërtim.