Autobusët elektrikë dhe hibridë në Tiranë, një hapësirë e re për transportin publik
Bashkia e Tiranës ka shtuar në flotën e transportit publik autobusë elektrikë dhe hibridë, duke ofruar një shërbim më të mirë për qytetarët.

Bashkia e Tiranës ka shtuar në flotën e transportit publik autobusë elektrikë dhe hibridë, duke ofruar një shërbim më të mirë për qytetarët. Në linjën urbane “Unaza” operojnë 5 autobusë 100% elektrikë dhe 26 autobusë hibridë. Autobusët elektrikë nuk prodhojnë emetime ndotëse gjatë lëvizjes, ndërsa ata hibridë përdorin një teknologji që synon të ulë konsumin e karburantit dhe emetimet krahasuar me mjetet konvencionale.
Ndërkohë, për projektin BRT, Bashkia ka nisur punën përgatitore në bashkëpunim me Bankën KfW dhe GIZ. Projekti parashikon krijimin e korsive të dedikuara për autobusët dhe rritjen e kapacitetit të transportit të udhëtarëve. Ndërhyrjet në fazën fillestare pritet të përqendrohen në tre linja: Unaza, Kinostudio–Kombinat dhe Tirana e Re. Sipas projektit, synohet dyfishimi i kapacitetit të transportit të udhëtarëve, si dhe rritja e shpejtësisë dhe frekuencës së shërbimit.
Të dhënat e Bashkisë tregojnë se që nga viti 2021, kilometrat e përshkuara nga autobusët në shërbim janë rritur me 86%, ndërsa numri i pasagjerëve me 66%.