Familjet me të ardhura 1-750 euro në muaj, si e përballonin jetën
Shumica e tyre banonin në shtëpitë e tyre dhe nuk paguanin qira për banim, por shpenzimet e tjera ishin të papërballueshme për to.

Në një vrojtim statistikor kombëtar për fondacionin gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung, u anketuan 1111 banorë të rritur nga Vermoshi në Konispol. Mbi gjysma e të anketuarve u përgjigjën se të ardhurat e tyre ishin nga 1 deri në 750 euro në muaj. Shumica e tyre (95.5%) banonin në shtëpitë e tyre dhe nuk paguanin qira për banim. Sidoqoftë, shpenzimet e tjera ishin të papërballueshme për to. Mbi 9 ndër 10 të anketuar me të ardhura familjare mujore nga 1 deri në 750 euro u përgjigjën se shpesh ose rrallë ndihmoheshin nga të afërm në emigracion me dërgesa në valutë. Dërgesat valutore nga emigracioni arritën vjet shifrën rekord 1 miliard e 120 milionë euro, duke e bërë të mundur për shumicën e tyre të mbijetuar për jetën.