Aktualitet
Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Korçë, mbetet pa ujë lagjja nr. 17
Banorët e lagjes nr. 17 në Korçë mbeten pa ujë pas një defekti në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Një defekt i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr. 17 në Korçë. Grupet e punës kanë dalë në terren për riparimin e defektit. Sipas informacionit të bërë publik nga ujësjellës kanalizime Korçë, furnizimi me ujë pritet të rikthehet në një kohë të shkurtër, pas përfundimit të ndërhyrjes në rrjet.