Klosi: Spiropali është anëtare e PS-së, nuk ka pasur kërkesa për të përjashtuar atë
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka thënë se Spiropali është anëtare e partisë dhe nuk ka pasur kërkesa për të përjashtuar atë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për mediat pas përfundimit të Asamblesë socialiste. Ai tha se çdo person që kërkon të jetë pjesë e kontributit për këshillat bashkiakë dhe të jetë pjesë e platformës duhet të fillojë në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane ose rurale punët për Shqipërinë. Ai shtoi se çfarë drejtuesit e zgjedhur kanë bërë në çdo vend dhe ajo që PS do t’u ofrojë në garën e radhës, me drejtues të rinj të mbështetur nga PS. Klosi tha se për drejtimit të Tiranës u propozuan dy bashkëkryetarë në të gjitha 61 bashkitë, që me organizimin e ri do të shkojë në 46, edhe pse mbështetja partiake do të jetë e njëjtë, do të jetë nga dy bashkëkryetarë, nga Albana Koçiu dhe Ervin Demo. Ai shtoi se Asambleja ishte për miratimin e platformës “Këshilltari i Bashkisë Sime”, procesin për fushatën elektorale dhe, natyrisht, për punët tona organizative. Klosi tha se Spiropali është anëtare e partisë.