Studentët protestojnë në Shqipëri, bllokojnë rrugën në Zogun e Zi
Studentët e Shqipërisë kanë organizuar një protestë në Tiranë, duke bllokuar rrugën në Zogun e Zi dhe duke përcjellë mesazhin "Ne nuk harrojmë".

Protesta e thirrur nga studentët nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve. Policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe të ruajtur rendin e sigurisë. Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.