LIVE/ Protesta e studentëve përpara Kryeministrisë
Studentët e Tiranës janë në protestë përpara Kryeministrisë, pas marshimit dhe shkatërrimeve në rrugët e qytetit.

Protesta e studentëve nisi fillimisht me bllokimin e rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, dhe më pas me marshim në rrugët e Tiranës. Qarkullimi në Zogun e Zi u bllokua, dhe disa prej protestuesve hoqën kangjellat e trotuareve. Po ashtu, u vënë flaka disa koshave dhe shkatërruan stacionet e autobusëve.
Tashmë ata po marshojnë në rrugët e Tiranës, ku kanë bllokuar rrugën dhe tani janë vendosur përpara Kryeministrisë. Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren. Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.