Aktualitet

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Norvegjia fitoi në shtëpi kundër Uellsit në Nations League, me rezultatin 3-1, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. Hungaria, në mënyrë të ngjashme, fitoi kundër Gjeorgjisë me rezultatin 2-0 dhe merr vendin e parë në Grupin B2.

Foto nga burimi: Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Norvegjia arriti të marrë maksimumin në sfidën e saj të radhës në Nations League. Skuadra skandinave iu imponua Uellstit në sfidën e luajtur në shtëpi duke e mundur me rezultatin 3-1 për t’u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. Pjesa e parë mes dy skuadrave ishte relativisht e qetë dhe u mbyll me barazimin pa gola 0-0. Gjërat ndryshuan pas pushimit të sfidës kur u shënuan të gjithë golat e këtij takimi.

Ishte Norvegjia ajo që zhbllokoi rezultatin teksa në minutën e 59 shënoi me Nusan për të marrë avantazhin 1-0. Tetë minuta më vonë ishte Andreas Schjelderup që dyfishoi shifrat teksa shënoi pas një asisti të Erling Haaland duke e çuar rezultatin në 2-0. Uellsi rihapi llogaritë e sfidës në minutën e 79 kur shkurtoi diferencën në 2-1 me golin e David Brooks. Por Norvegjia u kundërpërgjigj dhe mbylli të gjitha historitë e sfidës pikërisht me golin e Erling Haaland që ekzekutoi saktë një penallti dhe sfida u mbyll 3-1 për skuadrën skandinave.

Në ndeshjen tjetër, Hungaria fitoi ndaj Gjeorgjisë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-0 dhe merr vendin e parë në Grupin B2 të Nations League. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 0-0 me Hungarinë që e zgjidhi këtë përballje në 45 minutat e dyta. Në minutën e 73 një autogol i Lasha Dvali i hapi rrugën suksesit të Hungarisë që mori kryesimin në 1-0. Kur kishin mbetur 5 minuta nga fundi i sfidës Varga fiksoi fitoren 2-0 të Hungarisë që shkon në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Gjeorgjia mbetet me 2 pikë pas 5 ndeshjeve.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.