Aktualitet
Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar brenda makinës së vëllait të tij në Tiranë
Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në Tiranë, duke parë se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë. 39-vjeçari, banues në Paskuqan, nuk kishte shenja dhune në trup, ndërsa dyshimet paraprake janë se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Automjeti ku u gjet 39-vjeçari ishte në pronësi të vëllait të tij. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.