Aktualitet

Goxhobelli: 326 kulla pajis me dokument pronësie në veri, ende 371 në proces

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, tha se 326 kulla janë pajisur me dokumentacion pronësie në veri, ndërsa ende janë në proces 371 të tjera.

Foto nga burimi: Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, zhvilloi një vizitë në Shulbater, në Klos të Dibrës, ku u takua nga afër me familjet përfituese të Programit të Rijetëzimit të Kullave të Veriut dhe ndoqi ecurinë e procesit të pajisjes së tyre me dokumentacion pronësie.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’u japim familjeve dokumentet e pronësisë për kullat e tyre, duke u krijuar mundësi t’i restaurojnë, të investojnë dhe t’u japin një jetë të re. Dhe rezultatet e para janë shumë inkurajuese. Në vetëm shtatë muaj kemi nisur punën për 697 kulla në katër qarqe të veriut: Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës. Prej tyre, 326 janë pajisur tashmë me tituj pronësie, ndërsa për të tjerat puna vazhdon. Këto kulla nuk janë thjesht ndërtesa të vjetra. Ato janë pjesë e historisë, traditës dhe identitetit tonë. Dhe ne, si Kadastër, po japim kontributin tonë që kjo trashëgimi të ruhet dhe të marrë jetë përsëri”, tha Goxhobelli në takimin me banorët e fshatit.

Programi për Rijetëzimin e Kullave të Veriut realizohet me ndihëm e GIZ dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Përmes këtij programi, Kadastra po kontribuon që ato të mos mbeten vetëm dëshmi të së kaluarës, por të kthehen në pasuri të gjalla, që mund t’u shërbejnë familjeve dhe zhvillimit të turizmit në zonat ku ndodhen.

Pajisja me dokumentacion pronësie përbën një hap thelbësor jo vetëm për zgjidhjen e problematikave të pronësisë, por edhe për ruajtjen dhe rijetëzimin e një prej elementeve më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të veriut.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.