Një në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim, a po përdoren sërish nga krimi i organizuar?
Një studim i dokumenteve tregon se 1.118 pasuri të sekuestruara nuk janë marrë në dorëzim, pavarësisht vendimit për sekuestro. Kjo do të thotë se ato prona vijojnë të mbushin arkat e krimit nën hundën e institucioneve.

Gjatë një hulumtimi të dokumenteve, rezulton se 1.118 pasuri të sekuestruara nuk janë marrë në dorëzim, pavarësisht vendimit për sekuestro. Kjo do të thotë se ato prona vijojnë të mbushin arkat e krimit nën hundën e institucioneve.
Arben Malaj, ekspert ekonomie, tha se lufta kundër parasë kriminale nuk është thjesht luftë kundër një grupi të caktuar njerëzish, por është luftë për demokracinë. Ai shtoi se paraja kriminale dëmton rëndë demokracinë dhe se ne dimë rastet e shumë politikanëve që u promovuan dhe dekriminalizimi i nxori jashtë.
Marrja në dorëzim e pasurisë kur prona sekuestrohet është një proces kompleks që shpesh shoqërohet me pasaktësi rreth pronës dhe zotëruesit. Referuar të dhënave zyrtare dhe detajeve që paraqiten në dokumente, kur specifikojnë të dhënat e pasurisë, rezultojnë emra të ndryshëm apo tjetërsim prone përpara konfiskimit të saj.
Ish-prokurori Florian Bonjaku tha se krijon problematika të ndryshëm, sepse, e para, e dënon personin paraprakisht dhe sekuestroja nuk mund të kthehet kurrë në një dënim paraprak të personit, por konfiskimi është dënimi që merr personi.