Conte ndjen ende thirrjen e Juventusit, klubi bardhezi reflekton
Antonio Conte vazhdon të shprehë dëshirën për të rilidhur me Juventusin, duke lënë të kuptohet se lidhja e tij me klubin nuk është ende e përfunduar.

Ish trajneri dhe kapiteni i Juventusit, Antonio Conte, vazhdon të shprehë dëshirën për të rilidhur me klubin e tij të vjetër. Një ditë më parë, Conte tha qartë se dëshiron të rilidhë fijet e një historie të ndërprerë në verën e 2014. Ai tha se nuk e di nëse do të ndodhë pas 1, 10 apo 15 vitesh, por di që ka lënë diçka te Juventus.
Kjo qëndrim i qartë vjen në një moment kur Conte aktualisht është i lirë në merkato pasi refuzoi pista të tjera si ajo e Manchester United dhe që në mënyrë të paevitueshme ndez reflektimet në ambientet juventine. Tani topi kalon në fushën e klubit bardhezi, që deri tani ka zgjedhur të vijojë punën me Luciano Spalletti, kjo edhe për të mos shkaktuar tronditje të tjera në një fazë delikate të sezonit.
Cili është pozicioni i Juventusit te Conte? Në fakt drejtuesit e klubit torinez disa herë kanë shfaqur besimin te Luciano Spalletti, me synimin që të evitohet ndryshimi i katërt në pankinë në 4 vjet për të mos e rënduar një situatë që tashmë është shënjuar nga mungesa e vazhdimësisë. Por pavarësisht kësaj, pesha e emrit të Contes mbetet në mendjen e tifozëve dhe vazhdon të jetë një temë e nxehtë për perspektivën edhe në një sezon ku janë të hapura rrugët e Europa League, Kupës së Italisë dhe garës për vendin e katërt në kampionat.
Në sfond, në një të ardhme (edhe në fund të sezonit) nëse bëhet një reflektim për pankinën, do të mbeten për t’u vlerësuar si rezultatet e Spallettit, ashtu edhe hipoteza të tjera që duket se pëlqehen më shumë nga drejtuesit e Juventusit. Por mesazhi i Contes është i qartë; dhe kur ai zgjedh, është e vështirë që ai të mos jetë i zgjedhuri.