Besart Xhaferri mbyll kapitullin në krye të Forumit Rinor të PD-së
Besart Xhaferri, Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka njoftuar përfundimin e detyrës së tij në krye të FRPD-së, pas katër vitesh drejtimi. Drejtimi tranzicional i forumit do t’i kalojë Sekretarit të Përgjithshëm, Fatjon Bathorja, i cili do të drejtojë procesin e ripërtëritjes së strukturave rinore në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaferri bëri të ditur se drejtimi tranzicional i forumit do t’i kalojë Sekretarit të Përgjithshëm, Fatjon Bathorja, i cili do të drejtojë procesin e ripërtëritjes së strukturave rinore në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të Xhaferrit, grupi i punës i ngritur nga FRPD-ja, nën drejtimin e Bathorjes, do të organizojë procesin e riorganizimit të strukturave, nga degët lokale deri te zgjedhja e Kryetarit Kombëtar, Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe departamenteve. Xhaferri i ka uruar suksese Bathorjes dhe grupit të punës, duke shprehur besimin se procesi do të jetë gjithëpërfshirës dhe demokratik. Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e të rinjve në protestat, fushatat elektorale dhe aktivitetet politike të Partisë Demokratike, duke theksuar se ata kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për forumin. Xhaferri ka shprehur se është i bindur se kjo frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi për të rinjtë do të vazhdojë e do të forcohet edhe më tej në të ardhmen. Ai ka falenderuar të rinjtë që kanë qenë pjesë e Forumit Rinor, duke iu shprehur falënderimi për angazhimin e tyre dhe për të gjithë ata që kanë ngjitur këtë rrugëtim. Xhaferri ka theksuar se FRPD ka qenë zemra dhe motori i çdo proteste, i çdo fushate dhe i çdo aktiviteti të Partisë Demokratike dhe se këta të rinj janë prova më e fortë se Partia Demokratike nuk vdes kurrë. Ai ka shprehur se largohet nga drejtimi i FRPD-së, por jo nga kjo familje, jo nga miqtë e tij dhe aq më pak nga beteja jonë e përbashkët.