Sondazh: Shumica e zonave elektorale në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin rikthimin në BE
Një sondazh i fundit tregon se shumica e zonave elektorale në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin rikthimin në Bashkimin Europian, duke treguar një ndryshim të ndjeshëm në qasjen e opinionit publik që nga referendumi i vitit 2016.

Një sondazh i fundit i realizuar nga kompania Fortius Global tregon se 512 nga 632 zonat elektorale në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin rikthimin në Bashkimin Europian. Ky rezultat tregon një ndryshim të ndjeshëm të qasjes së opinionit publik që nga referendumi i vitit 2016, ku 73 zona elektorale preferojnë të qëndrojnë jashtë BE-së dhe 47 janë të pavendosura.
Studimi nxjerr në pah faktin që edhe 274 nga 394 zonat që votuan për Brexit-in në vitin 2016 tani favorizojnë rikthimin në BE. Mes tyre është edhe zona elektorale e kryeministrit Andy Burham, ku dy të tretat e votuesve kishin mbështetur largimin nga BE-ja.
Sondazhi tregon se mbështetja për rikthimin në BE arrin në 58.3% në Angli, 68.9% në Skoci dhe 57.9% në Uells. Të dhënat tregojnë se edhe në zona të përfaqësuara nga ministra të kabinetit qeveritar po rritet mbështetja për rikthimin. Kryeministri ka deklaruar se synon krijimin e marrëdhënieve sa më të ngushta të mundshme me Bashkimin Evropian, pas një marrëveshjeje të re për lëvizjen e të rinjve dhe eksportet ushqimore, të arritur në Bruksel.