Tensioni në “Për’puthen”/ Puthjet në buzë ndezin sherrin mes protagonistëve
Një situatë e tensionuar u regjistrua në episodin e fundit të dating show-t “Për’puthen”, ku puthjet në buzë mes dy protagonistëve ndezën sherrin dhe sollën përplasje midis tyre.

Një situatë e tensionuar është regjistruar në episodin e sotëm të dating show-t “Për’puthen”. Pas transmetimit të takimit mes Erës dhe Sotirit, atmosfera në studio u tensionua gjatë diskutimit për puthjet në buzë mes dy protagonistëve. Fillimisht, Sotiri u ngrit nga karrigia dhe u drejtua në mënyrë konfrontuese drejt Xhastinit, por ndërhyrja e djemve të tjerë bëri të mundur shmangien e përshkallëzimit të situatës.
Por tensionet nuk u ndalën me kaq. Një koment i Greit bëri që Era të ngrihej e revoltuar nga karrigia dhe të drejtohej me vrull drejt tij, në një moment që kërkoi ndërhyrjen e gjithë studios. Pas situatës së krijuar, Era u largua nga studioja, dukshëm e revoltuar.