Von der Leyen: Mali i Zi shumë pranë BE-së, Shqipëria ecën përpara
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, kanë mbajtur një konferencë për mediat në përfundim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, duke vlerësuar përpjetën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, kanë mbajtur një konferencë për mediat në përfundim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Von der Leyen vlerësoi përpjetën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se Mali i Zi është shumë pranë anëtarësimit, ndërsa Shqipëria po ecën përpara me ritme pozitive.
Ajo theksoi se zgjerimi duhet të ecë paralelisht me reformat që vendet kandidate duhet të zbatojnë, pasi rezultatet ekonomike janë të lidhura drejtpërdrejt me përmushjen e tyre. Von der Leyen shtoi se rajoni po shënon rritje ekonomike dhe se Bashkimi Europian do të vijojë ta mbështesë përmes Planit të Rritjes.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, u ndal te mungesa e Serbisë në Samit, duke sqaruar se kishte komunikuar me presidentin në detyrë, Aleksandar Vučić, i cili e kishte njoftuar se nuk mund të merrte pjesë, për shkak të angazhimeve në Parlamentin serb.