Presidentja e Komisionit Europian: Shqipëria ecën me ritëm mbresëlënës drejt BE-së
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerëson ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe njofton për financim shtesë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar ritmin e vendit drejt anëtarësimit si mbresëlënës. Gjatë fjalës së saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ajo theksoi se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për Evropën.
Von der Leyen njoftoi se Bashkimi Evropian do të ofrojë 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si rezultat i përparimit të tyre në zbatimin e reformave. Ajo theksoi se integrimi gradual dhe Plani i Rritjes janë hapësirë të rëndësishme për të afruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor me Evropën, edhe përpara anëtarësimit.
Presidentja e Komisionit Europian vlerësoi përparimin e katër vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit, duke përmendur se Mali i Zi po i afrohet vijës së finishit të negociatave të anëtarësimit, ndërsa Shqipëria vijon të ecë drejt këtij objektivi me një ritëm mbresëlënës. Ajo theksoi se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për suksesin e zgjerimit dhe se tregtia ndër-rajonale, kualifikimet dhe roaming-u rajonal po bëhen më të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.