Shqipëria në krye të Ballkanit Perëndimor për jetëgjatësi
Shqipëria renditet në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për jetëgjatësinë më të lartë, me një mesatare prej 80.1 vjetësh, sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për jetëgjatësinë më të lartë, me një mesatare prej 80.1 vjetësh, sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 61 nga 237 shtetet e botës. Në rajon, Shqipëria lë pas vende të tjera si Kosova me 78.6 vjet, Maqedonia e Veriut me 77.8 vjet, Mali i Zi me 77.6 vjet dhe Serbia me 77.3 vjet. Sipas sociologëve, faktorët që ndikojnë në këtë sukses janë cilësia e jetesës, arsimimi, klima, ushqimi dhe relievi divers. Të dhënat e krahasuara me vitin 1950 tregojnë një rritje të dukshme të jetëgjatësisë në Shqipëri me 35 vjet. Sociologët theksojnë se inteligjenca është karakteristikë dalluese e shqiptarëve, dhe se intelektualët, profesorët dhe nobelistët kanë jetëgjatësi më të lartë se populli në përgjithësi. Në nivel global, Monaco është në majën e listës së shteteve me jetëgjatësinë më të lartë në botë, me 86.7 vjet, ndjekur nga vende aziatike si Japonia dhe Korea Jugore.