Aktualitet
Inva Mula: Intelektualët dhe artistët duhet të reagojnë në protestën në Tiranë
Sopranoja Inva Mula ka thirrur intelektualët, artistët, prindërit dhe motrat e vëllezërit të reagojnë në protestën në Tiranë.

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar në lidhje me protestën masive në Tiranë. Ajo shprehet se duhet që të reagojnë intelektualët, artistët, prindërit, motrat e vëllezërit. Mula citon edhe shkrimtarin francez Emile Zola dhe shprehjen e tij të famshme “Unë akuzoj”, duke denoncuar një padrejtësi dhe duke refuzuar heshtjen. Në frymën e kësaj thirrjeje historike, le të mos heshtim! Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni!