Protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, makina ujëhedhëse dhe forcat e policisë në terren
Protestuesit e Partisë Demokratike marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, pasi mblodhën para Kryeministrisë për rreth 1 orë e gjysmë. Një makinë ujëhedhëse dhe forcat e FNSH janë dislokuar në zonë.

Protestuesit e Partisë Demokratike, që mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku dogjën edhe jastëkët e vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë dialogu për studentët, marshuan më tej drejt Ministrisë së Arsimit. Një ditë më parë është lajmëruar edhe një protestë nga studentët, të cilëve është thënë se do t’u bashkohen edhe pedagogët. Një makinë ujëhedhëse dhe forcat e FNSH janë dislokuar pranë Ministrisë së Arsimit pas thirrjeve në rrjetet sociale për një protestë të studentëve në këtë vend.