Të rinjtë në konflikt në Korçë, njëri prej tyre plagoset me thikë
një konflikt mes të rinjve në Korçë, njëri prej tyre plagoset me thikë dhe autorit i arrestohet

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari në lagjen nr. 11 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, kur i plagosur me thikë mbetet një 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I.
Autori i plagosjes u arrestua nga policia, pasi ka thyen edhe masën e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa. 19-vjeçari i plagosur po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plagë në kofshë. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.