Aksident me vdekje në aksin rrugor nacional Berat-Dimal, automjeti përplas për vdekje 63-vjeçarin, edhe një grua e lënduar
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Viktima Kadri Skura, 63-vjeç, ka gjetur vdekjen në vendngjarje, pasi është goditur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur kur automjeti, që ishte duke qarkulluar me shpejtësi, ka përplasur 63-vjeçarin, që ishte duke lëvizur me biçikletë.

Shtetasi Kadri Skura ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që gjatë përplasjes është plagosur edhe këmbësorja, shtetasja Dh.A., 63-vjeçe, e cila është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr ndihmë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, që kreu edhe veprimet procedurale, për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Pas aksidentit, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Jani Dashi, për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me aksidentin e rëndë.