Futbollin e ndaloi Spanja pas tragjedisë me 64 viktima në hekurudha
Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka ndaluar të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit pas tragjedisë në hekurudhën e Spanjës, ku 64 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka marrë vendimin të shtrojë të gjitha ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Mbretit, pas tragjedisë në hekurudhën e Spanjës. Tragjedia ka shkaktuar vdekjen e 64 persona dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
Aksidenti i rëndë ndodhi pak pas orës 09:00 në segmentin hekurudhor mes qyteteve Mora dhe Orgaz, në provincën e Toledos. Dy trenat e shpejtësisë së lartë, të kompanive Renfe dhe Iryo, që udhëtonin nga Madridi drejt Seviljes, u përplasën në një përplasje të fuqishme. Në të dy trenat udhëtonin gjithsej 544 persona, ndërsa nga goditja dy vagona dolën nga shina. Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, 64 persona humbën jetën, ndërsa ekziston frika se bilanci tragjik mund të rëndohet edhe më tej.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta edhe në botën e futbollit. Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë shprehur publikisht ngushëllimet për familjet e viktimave, duke përcjellë mesazhe solidariteti për të plagosurit dhe të gjithë personat e prekur nga tragjedia.